Për të gjithë besimtarët ortodoks në Fier, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u Ngjall” e bashkë me të u ngjall edhe shpresa. Ceremonia e Pashkës u kremtua ne kishën e Shën Gjergjit, ndërkohë që u ndoq nga qindra besimtarë të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Kishës duke u lutur në një ndër ditët më te rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe, harmoni e begati. Besimtarët fillimisht morën pjesë në meshën e ringjalljes së Krishtit që pasoi me lutjen e traditës sipas liturgjisë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Me pas besimtarët ortodoksë morën dritë nga Drita e Zotit, duke ndezur qirinj nga Mitropoliti i Apollonisé dhe Fierit. Imzot Nikolla Hysi, në fjalën e rij theksoi se ngjallja e Krishtit është një premtim se fitorja finale i përket të mirës dhe jo së keqes.