Qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe nga flakët që janë riaktivizuar në godinën në Lushnjë. Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror, ku janë djegur pjesa e dyshemesë dhe disa pemë. Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në aksion për të shuar vatrat e zjarrit. Në këto momente janë duke u ulur flakët e zjarrit, ndërsa në katet më poshtë po punohet për izolimin e flakëve.