Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, që do të jenë në fuqi për sa kohë që Rusia vazhdon agresionin e saj në Ukrainë. Xhaçka tha se qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian. Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE.