Rreth 380 mijë qytetarë shqiptarë nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për ekzaminimet shëndetësore. Këtë e konfirmojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2019 ku ky tregues rezultoi në 13.5% të popullsisë, ndjeshëm më i lartë se vendet e rajonit si Kosova, Serbaia apo Maqedonia, ndërsa më shqetësuese situata paraqitej në veri të vendit.