Qeveria ka vendosur të zgjasë afatet e mjeteve të skaduara të identifikimit për të gjithë shqiptarët e diasporës, që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi u mor në mbledhjen e kësaj të mërkure, prej ku përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.