Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin ku janë diskutuar aspekte politike. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje, raporton se kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë. Kjo kërkesë e kryeministrit erdhi pas fjalës të kryetarit të grupit parlamentar Bledi Çuçi.