Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pohoi pas mbledhjes së Kryesisë se në dijeninë e tij, nuk ka pasur ndonjë takim të rëndësishëm ku është diskutuar koha më e përshtatshme për zgjedhje. “Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, por nuk po arrijnë dot ta vënë këtë në jetë”, tha ai.