Qeveria do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare për blerjen e karburanteve për të shmangur ndërprerje të furnizimit në vend. Skenari është njoftuar sot në mbledhjen e Komitetit të Energjisë nisur nga shqetësimet në rritje në tregjet globale si pasojë e luftës ku nafta është shtrenjtuar së tepërmi në bursa, por edhe në tregun vendas.