Top Channel/ Qeveria dëmshpërblim 170 mijë euro familjarëve të viktimave të Gërdecit e të plagosurve
27/03/2024 22:00

Vendimi i marrë nga Gjykata e Strasburgut në nëntor të vitit 2023 për të dëmshpërblyer financiarisht familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit u ekzekutua këtë të mërkurë nga qeveria shqiptare. Mbi dokumentin që mban firmën e kreut të qeverisë, Edi Rama thuhet se do të dëmshpërblehen financiarisht me më shumë se 170 mijë euro 17 persona të plagosur, por edhe familjarë të viktimave të një prej tragjedive më të mëdha që ka kaluar vendi ynë. Nga shuma totale 12 mijë euro do shkojë si dëmshpërblim për Zamira e Feruzan Durajn, prindërit e të ndjerit Erison Durdaj, ndërsa nga 10 mijë euro shpërblim do të marrin 15 personat e tjerë të plagosur ose familjarë të viktimave. Po ashtu pritet që qeveria shqiptare të paguajë edhe 8 mijë euro për kosotot dhe shpenzimet e çështjes “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Në VKM-në e qeverisë specifikohet gjithashtu se dëmshpërblimi do të jepet brenda 3 muajve, nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave që do të merren nga fondi rezervë I buxhetit të shtetit. Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohej se zgjedhja e Gërdecit si vend objekti i çmontimit të armëve ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e shtetit dhe se një operacion i përmasave të tilla nuk duhet të ishte kryer kurrë në një vendndodhje afër banesave dhe rrugëve.

Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
Top Channel/ 81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi
14/03 12:25
Top Channel/ Turistë pranverorë në Durrës, temperaturat e buta dhe çmimet e lira tërheqin të huajt
14/03 12:24
Top Channel/ Ekstradohet i kërkuari për armë, Britania aprovon ekstradimin e Alban Gjidiajt
14/03 12:22
Top Channel/ Nga gabimi te suksesi, rasti i Shiqir Manjanit: Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë
14/03 12:22
Top News- Sekuestrohen pasuri në Fier/ Dyshohet se janë përfituar nga të ardhura jo të ligjshme
14/03 11:30
Top News – Festohet Dita e Verës. Tradita që po reziston ndër shekuj
14/03 11:20
Top News- Përleshje e të shtëna me armë zjarri/ Sarandë, katër në pranga e dy në kërkim
14/03 11:02
Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
DIGITALB DIGITALB