Seanca e parë parlamentare e sezonit të ri politik u shoqërua edhe me disa momente tensioni në sallë. Deputetët e opozitës në formë proteste grisën fletat në momentin e votimit të Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Kryeministri Rama në një gjest simbolik ka mbledhur fletët e grisura duke i vendosur më pas në një qese.