Bizneset në zonën bregdetare të Shëngjinit po bëjnë përgatitjet e fundit për hapjen e sezonit turistik për të cilin shpresojnë që të jetë më i mirë se ai i vitit që shkoi. Emando Gjeta është operator turistik në Shëngjin dhe tregon se edhe pse sezoni nuk është hapur, qershori dhe korriku janë prenotuar tashmë. Temperaturat e larta sollën në Shëngjin këtë fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët e zgjedhin këtë zonë për pastërtinë, çmimet e arsyeshme dhe gastronominë. Edhe pse në kushtet e pandemisë, operatorët turistik janë shpresëplotë për një numër të lartë turistësh këtë sezon veror.