Këtë vit një kilogram qepë po shitet 100 lekë më tepër. “Këto janë qepë nga Greqia. Përse nuk keni qepë vendi? Qëlloi që mbaroi qepa e vendit dhe s’ka më. Ankohen njerëzit për çmimin ? Ankohen pasi është shumë i lartë. Sa ka qenë vjet 1 kg qepë? Vjet në këtë kohë 1 kg qepë kushtonte 60 lekë, ndërsa këtë vit 160 lekë”, shprehet tregtari. Mungesa e qepës së vendit, ka bërë që tregu ynë të furnizohet me qepë kinezë. “Ne marrim qepë nga Egjipti, Kina dhe vende të tjera të Azisë”, deklaroi Agim Rrapaj.