Dyert e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte u mbyllën me një mbishkrim “Deputetët/et nuk kanë mandat me i cenu trupat tanë”. Grupi “Marshojmë, s’festojmë”, në shenjë simbolike kanë reaguar mbi deklarimet e deputetëve që po e kundërshtojnë projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar që mundëson që këto shërbime të jepen në institucionet publike shëndetësore.