Qytetarët më të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë mundësi që të imunizohen vetëm në qendrat e komunave ku ata janë të regjistruar si banorë. Pra, nëse një qytetar i përket një komune tjetër por nga e hëna në të premte jeton e punon në Prishtinë, atëherë vaksinimi për të bëhet i vështirë. Kjo duke qenë se të shtunën dhe të dielën nuk ka vaksinime me dozën e parë. Infektologu Ilir Tolaj mendon se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtëzim të vaksinimit në vend dhe se duhet të shtohen edhe qendrat e vaksinimit të në gjithë vendin.