Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Feride Rushiti janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025. Nominimi i tyre është bërë nga deputeti suedez Magnus Jakobsson, që ka vlerësuar punën 25 vjeçare të qendrës që në fokus ka viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.