Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se ekzekutivi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së administratës amerikane për pranimin dhe zhvendosjen e shtetasve të vendeve të treta në Kosovë.