Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla inaguruan qendrën e re shëndetësore të fshatit Lumas, e cila u shërben rreth 800 banorëve të zonës. Balla në fjalën e tij tha se prej kohësh banorët e fshatit Lumas e kishin kërkuar një shërbim të tillë dhe me mbështetjen e qeverisë së Kuvajtit tashmë e kemi realizuar. Ai theksoi se “edhe pse jemi duke e fituar betejën me pandeminë, investimet në shëndetësi janë investimet më të rëndësishme”.