Nëse në shumë zona të vendit, disa tradita po veniten, Rrajca e Përrenjasit ruan plot fanatizëm traditat e saj, sidomos përsa i përket veshjes tradicionale. Në thuajse çdo shtëpi të Rrajcës, punohen kostumet popullore, madje zonjat janë siguruar që ato të jenë gati për 3 brezat që do të vijnë.