Tiranës i është shtuar edhe një qendër e re sociale në zonën e Kombinatit, multi-funksionale për fëmijë, të rinj dhe të moshuar. Sipas Bashkisë Tiranë është më e madhja në kryeqytet, dhe e ringritur nga e para pas dëmtimit të rëndë që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.