27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997 një ish pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Fatmir Meçaj dhe kolegët e tij të asaj periudhe tregojnë se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.