Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit se kanosi me armë zjarri kushëririn e vet. Nga ndërhyrja e policisë u sekuestrua dhe një armë zjarri kallashnikov, 2 krëhëra dhe 54 fishekë luftarak. I riu nga fshati Jubë i Sukthit qëlloi me kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre.