Një 83-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi qëlloi me armë gjahu drejt tre të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur Fasli Hyka ka qëlluar me çifte nga ballkoni i shtëpisë së tij. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar 3 të rinj që dyshohet se ishin objektiv i të shtënave.