Personi i akuzuar për tentativën e vrasjes së kryeministrit sllovak, Robert Fico, u paraqit sot në gjykatë për masën e paraburgimit. I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, qëlloi pesë herë mbi kreun e ekzekutivit pas një takimi që ai kishte zhvilluar me mbështetës të partisë së tij në Handlova.