Teksa Aleksandar Vucic i shfaqet botës si një lider i moderuar, njerëzit pranë tij nuk ngurrojnë ta tregojne hapur qëndrimin e tyre të palëkundur pro-Moskës. Aleksandër Vulin përmendi hapur ambicjet serbe teksa foli për krijimin e shoqatës historike ruse, duke e cilësuar si arsyen e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të “luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe që të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës, sipas tij.