Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç. Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.