Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi qarkullonte me armë në automjet. Pasagjeri është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka patur dijeni dhe nuk e kallëzoi krimin në polici. Njoftimi i plotë Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk kallëzoi këtë krim.