Duke qenë në qendër të Shqipërisë si pikë e cila lidh akset kryesore turistike, Elbasani gjithashtu ka ngarkesë të qarkullimit në këto ditë të nxehta vere. Ardhja e emigrantëve gjithashtu ka ndikuar në shtimin e mjeteve e për pasojë sektori i qarkullimit rrugor ka kaluar në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës dhe uljen e rrezikshmërisë në rrugë.