Gjykata Kushtetuesi bëri publike pyetjet që ia ka dërguar Komisionit të Venecias për çështjen në gjykim padinë e e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e cila kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Venecias i kërkohet ti japë përgjigje pyetjes nëse Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor.