Miliarderi Elon Musk u acarua gjatë një interviste dhënë rrjetit amerikan CBS, kur u pyet nga gazetari lidhur me njërën prej politikave më të diskutueshme të presidentit amerikan Donald Trump. David Pogue i CBS fillimisht e pyeti Musk nëse bizneset e tij ishin prekur nga tarifat e presidentit Donald Trump, dhe më pas e pyeti Musk-un e lindur në Afrikën e Jugut nëse ai mbështeste përpjekjet e Trump për të ndaluar studentët e huaj.