Vladimir Putin e hutoi edhe një herë botën me deklaratën e papritur se Rusia po tërhiqte disa nga trupa nga kufiri me Ukrainën. Perëndimi u gjend përballë një tjetër dileme: A ishte kjo vërtet një shenjë se kriza më në fund po zbutet, apo eshtë thjesht një manovër taktike nga ana e Kremlinit. Putin mund të ketë cdo arsye për të besuar se arriti të siguronte një fitore strategjike pa shkuar fare në luftë, thotë The Telegraph.