Në takimin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Moskë, Vladimir Putini e përdori edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore. “Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës.