Presidenti rus Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen ta tërheqin vendin e tij në një luftë me Ukrainën. Qëllimi i Washingtonit, sipas Putinit, është ta përdorë këtë konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës. SHBA-ja, insiston lideri rus, po i injoron hapur shqetësimet e vendit të tij për forcat e NATO-s në Europë e kjo nënkupton se po e kërkojnë konfliktin.