Top Channel/ “Putin po bën lojëra të ndyra”, Zelensky: Pala ruse po shkatërron çështjet
09/06/2025 19:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses. “Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video. “Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në lojë të ndyrë politike dhe informacioni”, shtoi ai. Nëse Kremlini “nuk i përmbahet marrëveshjeve, madje as për çështje humanitare, kjo do t’i vërë në pikëpyetje të madhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare – veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara – për bisedime dhe diplomaci”. Ndërkohë, Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe. “Pastaj, ata do ta ndalin luftën”, tha ai. Zyrtarët ukrainas hodhën poshtë akuzat e Rusisë se Kievi po e zvarriste këmbimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë. Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, pretendoi se Ukraina kishte shtyrë papritur si shkëmbimin e të burgosurve, ashtu edhe pranimin e trupave të ushtarëve për kohë të pacaktuar.

Top News – Kërcimi i robotëve humanoidë / ‘Mjeshtrat e Kung Fu-së’ në festivalin e pranverës
17/02 11:54
Top News – ‘Ngrijnë’ dronët e Ukrainës / I ftohti i acartë vështirëson mbrojtjen e vendit
17/02 11:45
Top News – ‘Pazar’ me tokat e Ukrainës / Bisedime paqeje në Gjenevë mes Moskës e Kievit
17/02 11:45
Top Channel/ Rubio, sot mesazhi për Kosovën: Nga SHBA, mbështetje e palëkundur!
17/02 11:45
Top News – ‘Unaza e zjarrit’ sot në qiell / Vetëm 2 për qind e botës mund ta shohë eklipsin
17/02 11:39
Top News – Ombrellë bërthamore për Evropën, pa SHBA / A mund të krijojë kontinenti një arsenal
17/02 11:32
Top News – E vrau Irani, apo…! Producentja izraelite e ‘Tehran’ gjendet pa jetë në Athinë
17/02 10:41
Top News – E vërteta e dosjeve Epstein. Clinton akuzon Trump: Po i përdor për t’u mbrojtur
17/02 10:06
Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
DIGITALB DIGITALB