Autoritetet në qytetin e Moskës po ofrojnë një shumë marramendëse për rekrutë të rinj të cilët duhet të luftojnë kundër Ukrainës, një përpjekje kjo për të rritur numrin e trupave rusëe. Kjo ofertë tunduese vjen ndërsa presidenti Vladimir Putin përpiqet të rekrutojë ushtarë për ushtrinë e tij, ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po vazhdon në vitin e tretë.