Republikani Mike Johnson, kreu i dhomës së përfaqësuesve në SHBA, ka deklaruar se targeti i ri i presidentit rus Vladimir Putin mund të jetë Ballkani. Deklaratat ai i bëri përpara gazetarëve në Uashington teksa fliste për çështjen e votimit të ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke përmendur gjithashtu edhe rajonin e Ballkanit.