Top Channel/ Putin kërcënon me sekuestrim të 150 miliardë dollarëve ndaj Perëndimit, nëse përdoren…
29/09/2025 20:10

Kremlini ka paralajmëruar masa hakmarrëse pas propozimit të kancelarit gjerman Merz për përdorimin e rezervave të ngrira ruse për financimin e Ukrainës. Një heshtje e frikshme ka ardhur nga Moska pas deklaratës së kancelarit gjerman, i cili për herë të parë mbështeti një plan që po merr formë, përdorimi i rezervave të ngrira të Rusisë për të financuar mbrojtjen e Ukrainës. Fillimisht bëhet fjalë për 170 miliardë euro, me synimin për të mobilizuar mbi 200 miliardë në total. Këto fonde, të ngrira nga vendet e G7 që në fillim të luftës kundër Ukrainës, janë llogari në dollarë, euro, paund dhe jen, të bllokuara për të ndaluar aksesin e Vladimir Putinit. Takimi i ministrave të financave të G7, i planifikuar për këtë javë, pritet të konkretizojë vendimin, i cili mund të hyjë në fuqi midis marsit dhe prillit 2026. Megjithëse Moska nuk ka reaguar zyrtarisht, heshtja e saj shihet si paralajmërim. Kremlini pritet të ndërmarrë veprime të ashpra, konfiskimin e llogarive dhe aseteve fizike të kompanive nga vendet që marrin pjesë në këtë ndërhyrje financiare. Kjo përfshin rreth 60 kompani italiane që operojnë ende në Rusi. Tensionet mes Rusisë dhe Evropës janë në rritje të vazhdueshme dhe përdorimi i rezervave të ngrira do të përshkallëzonte përplasjen ekonomike mes palëve. Në Moskë ekziston një projekt-dekret presidencial që parashikon shtetëzimin e aseteve të kompanive nga vendet “jomiqësore”. Kjo masë mund të marrë përmasa të mëdha. Në tre vitet e fundit, regjimi i Putinit ka sekuestruar ose shtetëzuar 103 kompani për arsye politike. Sipas burimeve ruse, vlera totale e aseteve fizike dhe financiare të kompanive perëndimore në Rusi arrin në rreth 150 miliardë dollarë, pa përfshirë llogaritë bankare të ngrira. Kompanitë italiane janë veçanërisht të ekspozuara pasi llogaritë bankare të tyre në Rusi vlerësohen të jenë në minimum gjysmë miliardi euro, por shifra mund të jetë edhe më e lartë. Evropa po përgatitet të përdorë rezervat ruse për të ndihmuar Ukrainën ndërsa Rusia përgatitet të hakmerret me sekuestrim asetesh. Asnjë nga kompanitë italiane nuk shkel sanksionet, por të gjitha janë tashmë të bllokuara, të rrezikuara dhe pa akses në kapitalin e tyre. Nëse ky cikël hakmarrjeje nis, Rusia do të shkëputet përfundimisht nga tregjet ndërkombëtare, duke u varur gjithnjë e më shumë nga Kina. Për Perëndimin, dorëzimi ndaj këtij shantazhi do të ishte një precedent i rrezikshëm dhe një humbje më e madhe sesa fitimi i përkohshëm i disa kompanive.

Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
Top News – Trupat elitë të Trumpit drejt Iranit / 3 mijë ushtarë në rrugë, bashkë me mijëra marinsa
25/03 11:00
Top News – Bota në krizë. Filipinet shpallin emergjencë kombëtare energjetike
25/03 10:56
Top Channel/Rritja e cmimit të naftës,Sllovakia shton pagesën për targat e huaja:Të japin më shumë!
25/03 10:53
Top News – Mossad gaboi në Iran, Netanyahu i zhgënjyer me raportin për ndryshim regjimi
25/03 10:23
Top News – SHBA do vazhdojë të godasë Iranin / Pauza e Trumpit vlen vetëm për vendet e energjisë
25/03 09:55
Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
DIGITALB DIGITALB