Ndonëse më herët presidenti rus Vladimir Putin u premtoi vendeve perëndimore se do të lejojë pagesat në euro për gazin, shumë shpejt ndryshoi qëndrim. Putini nënshkroi këtë të enjte një dekret ku i kërkon blerësve të hapin llogari në bankat ruse për të lehtësuar pagesat, që tashmë do të bëhen në rubla. Mediet ruse raportojnë se rregulli i ri hyn në fuqi bqë nga 1 prilli, ku Moska do të mbyllë rubinetat për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.