Forcat ukrainase po vazhdojnë qëndresën në Severodonjeck, pavarësisht se Rusia ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor. “Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se luftimet e ashpra shtëpi për shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lisiçanskun në “qytete të vdekura”.