Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun. Udhëheqësit e Rusisë dhe Izraelit diskutuan çështjen iraniane, sipas një njoftimi të dhënë gazetarëve nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Më parë, Peskov kishte folur për një bisedë telefonike ndërkombëtare në programin e presidentit rus sot, e cila, siç doli, ishte ajo me Netanyahun. Të dy liderët kishin folur përsëri rreth një javë më parë për zhvillimet në Siri dhe Iran dhe kishin rënë dakord të mbanin kanalet e komunikimit të hapura.