Nëse Ukraina do të shpërbëhej si shtet, Europa do të rrezikonte përballjen me një valë të madhe emigrantësh, paralajmërojnë qarqe të sigurisë në Gjermani. Ata përllogarisin që në rastin e një skenari të tillë, të paktën 10 milionë vetë do të braktisnin Ukrainën dhe shumica e tyre do të vërshonin në pjesën tjetër të Europës, me destinacion kryesor, sipas gjasave, pikërisht Gjermaninë.