Gjykata e Tiranës aprovoi pushimin e hetimeve ndaj disa mjekëve të cilët u denoncuan nga motra e një 26-vjeçareje që humbi jetën nga COVID-i dy vite më parë, por që u kuptua se kishte qenë prekur nga virusi mbas vdekjes së saj. Klitjana Zarka kërkoi prej 2021 hetime mbi protokollin e poliklinikës dhe spitaleve duke dorëzuar një kallzim për neglizhencë mjekësore. Argument i denoncueses ishte se mjekët nuk e diagnistikuan në kohë të motrën për të zbuluar nëse ishte apo jo e prekur nga COVID-i, Arjeta Zarka, e cila ndërroi jetë në spital në moshën 26-vjeçare.