Lugina e lumit të Kirit, gjendet pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, në drejtim të Dukagjinit. Vitet e fundit ka filluar të tërheqë edhe turistet e huaj, të cilët befasohen nga bukuria natyrore e ndërthurur edhe me historinë e kësaj zone që nis nga ura e Mesit. “Është shumë e bukur, duket historike. Përpara se ta lexoja informacionin, mendoja se ura është shumë më e vjetër. Është diçka interesante”, tha një turiste e huaj.