Rritja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar edhe praninë e kandilave të detit në Adriatik. Në plazhin e Malit të Robit, pushuesit janë bërë dëshmitarë të kandilave të shumtë në det, por edhe në breg. Ata kryesisht i nxjerrin peshkatarët amatorë pasi tërheqin rrjetat që kanë hedhur më parë për peshk. por edhe dallgët e detit.