Ditët plot diell jashtë sezonit dhe promovimi i vazhdueshëm në prestigjozet mediatike botërore, kanë sjellë frekuentim gjithëvjetor të bregdetit të Adriatikut. Edhe këtë fundjavë shkurti, plazhi i madh i Durrësit është plot me pushues të huaj e vendas. “Gjithë muaji janar dhe shkurti kanë pasur kohë fantastike dhe pushuesit kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjavat e tyre”, shprehet menaxherja Anjeza Selimaj.