Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj here ata udhëtuan drejt brigjeve të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, falas nga një nismë solidariteti e mikpritjeje shqiptare.