Që prej 16 shtatorit, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Ata kërkojnë paga më të dinjitetshme. Nazife Krasniqi, për 20 vjet punon në mirëmbajen e hapësiravë të parlamentit të vendit, ndërkohë paga e saj mbetet mininale. Ne po kërkojmë pagë 550 euro, deri tash e kemi 275 euro dhe janë të pamjaftueshme. Punëtoret e Kuvendit janë kërcënuar edhe nga operatori ekonomik nga i cili janë të kontraktuara. Ata kanë kërkuar nga punëtoret të kthehen në punë.