Qindra punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës protestuan të premten para zyrave qendrore të KEK-ut duke kërkuar rritjen e pagave. Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Lluminca tha se do të jenë të vendosur në kërkesat e tyre, ndërsa paralajmëroi edhe grevë në rast se këto kërkesa nuk merren parasysh.