Mungesa e fuqisë punëtore është bërë një sfidë e përditshme për bizneset në vend, veçanërisht në sektorët që kërkojnë angazhim fizik. Të rinjtë shqiptarë shpesh refuzojnë të punojnë në këto profesione, ndaj dhe bizneset kanë gjetur zgjidhje tek punëtorët e huaj, të cilët jo vetëm që pranojnë këto punë, por edhe vlerësojnë mundësitë që u ofrohen. Ky punëdhënës thotë se rekrutimi i punëtorëve të huaj ka qenë i domosdoshëm për vazhdimin e aktivitetit.