Edhe pse ende nuk kanë përfunduar provimet e klasave të nënta, janë të shumtë prindër e të rinj që i janë drejtuar shkollave profesionale për tu informuar mbi profesionet që kërkon tregu. Në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan kanë nisur regjistrimet paraprake ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin të marrin një profesion është gjithnjë e në rritje.