Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që tregu i punës ka një etje të madhe për punëtorë. Punëtorët nga ana tjetër janë bërë më të zgjuar. Kërkojnë të dinë që në fillim pagën dhe kushtet e punës. Megjithatë, studimet e fundit të kryera nga ekspertë të punësimit tregojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve punësohen me mik.